0.1 C
Munich

Zekolli-Shaqiri: Nder të ndaj mirënjohje për studentët më të dalluar të FRI-së

Must read

Shkup, 27 nëntor – Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli-Shaqiri, mbrëmë ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Forumi Rinor Islam me rastin e shënimit të 25-vjetorit të themelimit të tij. Ngjarja u zhvillua nën moton “Në gjurmët e më të mirëve”, ku u shpërndanë mirënjohje për studentët më të dalluar, informon POPULLI.mk

Zekolli-Shaqiri u shpreh se për të ishte një nder dhe privilegj i veçantë të jetë pjesë e kësaj ngjarjeje, duke ndarë personalisht mirënjohje për të rinjtë e përzgjedhur, të cilët, siç tha ajo, me punën, karakterin dhe vlerat e tyre “e pasurojnë misionin e forumit dhe përfaqësojnë shembullin më të mirë për brezat që vijnë”.

Ajo përgëzoi Forumit Rinor Islam për kontributin shumëvjeçar në edukimin dhe fuqizimin e të rinjve, duke uruar suksese në misionin e tyre për formimin e një gjenerate me vlera, vizion dhe integritet.

“Urime 25-vjetori Forumit Rinor Islam dhe suksese në rrugëtimin e tyre për të formuar të rinj me vlera, vizion dhe integritet”, përmbylli zëvendësministrja.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article