0.1 C
Munich

Detaje të reja, Gashi-Bajrami: Isufi i mbajti tre muaj burg u lirua, pasi ia fali gruaja e tij (VIDEO)

Must read

Moderatorja e emisionit “Kosova Today”, Jehona Gashi-Bajrami, ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e Naim dhe Driton Morinës, Astrit Isufi, nga fshati Gollubovc i Malishevës, kishte qenë më parë në burg për tre muaj.

Në emisionin e sotëm, Gashi-Bajrami tha se, sipas informacioneve që kishte marrë nga bashkëshortja e njërit prej viktimave, i dyshuari ishte liruar nga burgu pasi gruaja e tij ia kishte falur veprën penale.

Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dje, ishte në arrati dhe u arrestua në orët e mëngjesit të sotëm nga Policia e Kosovës.

I njëjti ka pësuar lëndime në pjesën e barkut dhe aktualisht po trajtohet në QKUK. /Klankosova.tv

https://youtu.be/eApfKrMCZiA

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article