Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Shkup, 23 tetor – Në Sallën e kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot është ndarë Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025.

Çmimi jepet për arritjet afatgjate në fushën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimit të prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore dhe historike me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Këtë vit, për arritje në fushën e kulturës dhe artit, çmimi iu dha aktorit Goce Todorovski, shkrimtarit për fëmijë dhe të rritur Aleksandar Kujunxhiski, poetit, romancierit, dramaturgut dhe gazetarit Bratislav Tashkovski dhe shkrimtarit, akademikut Bozhin Pavllovski.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve mori pjesë edhe presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles