3.6 C
Munich

Maqedonia e Veriut dhe Britania nënshkruan marrëveshje për transport ajror të rregullt, mundësi për ligja të reja direkte

Must read

Shkup, 23 tetor – Zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit Aleksandar Nikolloski dhe ministri britanik për aviacion, detari dhe dekarbonizim Kier Meter, në Londër nënshkruan Marrëveshjen për transport ajror të rregullt ndërmjet Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe.

Me dokumentin hapet mundësi për linja të reja të drejtpërdrejta ajrore, lidhje më të mira dhe rritje të qarkullimit turistik ndërmjet dy vendeve.

Marrëveshja, e nënshkruar me iniciativë të Britanisë së Madhe, ofron më shumë fleksibilitet për kompanitë ajrore dhe çmime më konkurruese për udhëtarët.

Nikolloski theksoi se Maqedonia po shënon rritje të madhe të trafikut ajror dhe se aeroportet vendase kanë kapacitet të pranojnë kompani dhe udhëtarë të rinj. Marrëveshja përfshin edhe transportin kargo, si dhe nivel të lartë sigurie.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article