Shtetasit e Maqedonisë së Veriut shumë shpejt pa viza drejt SHBA

Shkup, 5 tetor – Qytetarët e Maqedonisë së Veriut shumë shpejt mund të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm me pasaportë, pa pasur nevojë për një vizë.

Kështu raporton Radio Evropa e Lirë, që thekson se kjo është një nga çështjet që Qeveria e Shkupit e ka hapur me administratën amerikane. Heqja e vizave do të ishte një nga përfitimet e Dialogut Strategjik, të cilin të dyja vendet e filluan në qershor të vitit 2022.

Radio Evropa e Lirë shkruan se ky dialog shihet si një kornizë institucionale për një nivel më të lartë të raporteve mes dyja vendeve, që ofron masa konkrete për bashkëpunim më të thellë në fusha të ndryshme.

Sa i përket heqjes së vizave, institucionet maqedonase janë të përfshira në grupet ndërsektoriale të punës për aderim në Programin për Heqjen e Vizave dhe në Programin Global për Hyrje në SHBA, thanë nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut për Radio Evropa e Lirë.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles