1.9 C
Munich

Mucunski për vizitë pune në Zvicër

Must read

Shkup, 3 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski prej sot e deri të premten qëndron për vizitë pune në Gjenevë. 

Siç njoftuan nga MPJdheTJ, në kuadër të vizitës, ministri do të mbajë fjalim në Samitin e liderëve të rinj, në organizim të Forumit ekonomik botëror, që mbahet në Gjenevë.

Krahas fjalimit, është paraparë që ministri ta hap Konsullatën e nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjenevë, ndërsa në prag të shënimit të Ditës së pavarësisë, u paralajmërua të mbajë fjalim edhe në rritjen e organizuar për diasporën e Maqedonisë në këtë pjesë të Zvicrës.

“Janë paraparë edhe takime bilaterale me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës tregtare botërore, me zëvendës komisarin e lartë për të drejtat e njeriut, me drejtorin e Qendrës së Gjenevës për politika të sigurisë, si dhe me raportuesin e posaçëm për çështje të minoriteteve pranë Këshillit për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara”, njoftuan nga Ministria.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article