Prodhimi industrial në korrik është zmadhuar për 4,1 për qind në nivel vjetor

Shkup, 29 gusht – Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit korrik të vitit 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rënie nga 10.4%, në sektorin Industria përpunuese shënon rritje nga 7.0%, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rënie nga 7.5%. 

Rritja në sektorin e Industria përpunuese është kryesisht rezultat i rritjes së prodhimit në departamentet e mëposhtme: 

– Prodhimi i produkteve të duhanit,
– Prodhimi i tekstileve,
– Prodhimi i veshjeve,
– Shtypja dhe produkcioni i mediave të regjistruara (regjistrimet ),
– Prodhimi i produkteve të gomës dhe plastike, 
– Prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike,
– Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara,përveç makinerive dhe paisjeve,
– Prodhimi i pajisjeve elektrike dhe,
– Prodhimi i makinerive dhe paisjeve  të pa përmendura në vend tjetër, 
– Prodhimi i automjeteve motorike, rimorkiot dhe gjysmërimorkio,
– Prodhimi i mobiljeve.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin korrik të vitit 2025, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 12.5%, Produktet kapitale për 18.6% dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për  2.9%  derisa rënie vërehet te Energjia për 6.5% dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 8.5%  

Indeksi i prodhimeve industriale në periudhën janar – korrik 2025, krahasuar me periudhën janar –  korrik 2024, është zmadhuar për 3.0.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles