Florim Selmani, djaloshi me prejardhje nga Shkupi, por që jeton dhe vepron ne Wien, më 18 tetor në Korneuburg të Austrisë do të zhvilloj ndeshjen e tij të tretë në boksin profesionist, kurse kundërshtar i tij kësaj radhe do jetë një bokser me shumë përvojë i cili vjen nga Venezuela, dhe ka pas tij plot 21 ndeshje ne boksin profesionist, ku prej tyre ka 13 fitore.
Bëhet fjalë për Omri Bolivar i cili ka luftuar në të gjithë botën, por ka ndeshje edhe në Evropë. Se ky emër është i madh, aspak nuk e frikëson Florimin, i cili madje ka premtuar edhe një fitore të shpejt. “Së bashku me stafin tim e kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe kam shumë besim në vetveten dhe besoj se do ta mposht. Normal do jetë vështirë sepse ky bokser ka përvojë, por unë do të përgatitem mire dhe do ta mbaj premtimin”, thotë 28 vjeçari, i cili ne boksin profesionist debutoi vitin qe lame pas. Ndryshe, boksieri shqiptar njihet me lëvizjet e tija te mira si dhe goditjet e fuqishme, qe shume here di ti fus kundërshtaret e tij ne gjumë.


