1.4 C
Munich

Me Parkun Memorial VLEN po dëshmon se kujdesi për qytetarët nuk përfundon me jetën!

Must read

Shkup, 26 gusht – Në jetën politike shpesh flitet për të ardhmen për projektet e reja për premtime zhvillimi, pra janë këto diskutimet, premtimet e zotimet kryesore. Por politika ka edhe një dimension tjetër kujtesën dhe respektin ndaj atyre që jetojnë por edhe ndaj atyre që nuk janë më në mesin tonë. Kjo është ajo që po dëshmohet në Tetovë, ku nisi pastrimi i hapësirës ku do të ndërtohet Parku Memorial për 14 viktimat e zjarrit tragjik në spitalin modular më 2021, shkruan Zhurnal.

Nga heshtja e turpshme tek kujtesa institucionale –

Tragjedia e spitalit modular në Tetovë ishte një nga ngjarjet më të dhimbshme të viteve të fundit. Ajo nuk mori vetëm 14 jetë njerëzish ajo la pas vetes një boshllëk në zemrat e familjeve dhe një plagë në ndërgjegjen kolektive. Por, edhe më e rëndë se tragjedia vetë ishte heshtja institucionale. Në vend që të ofronin shpjegime, ngushëllim dhe përgjegjësi, institucionet e kohës zgjodhën rrugën e heshtjes një heshtje që u ndje si fyerje e re për viktimat dhe familjet e tyre.

Ky boshllëk politik e moral është pikërisht ajo që sot VLEN po përpiqet ta mbushë me veprim konkret e të menjëhershëm e jo vetëm me fjalë. Përndrysh, ky park memorial është një akt respekti dhe përgjegjësie që është dasht të tregohet shumë më herët nga ana e instutitcioneve përgjegjëse. Pra, është puna më e pakët që është dashtë të bëhet e nuk është bërë deri më tani.

Kësisoji, vendimi për ndërtimin e një Parku Memorial nuk është vetëm një projekt urbanistik. Ai është një dëshmi që jeta e humbur nuk harrohet që tragjeditë nuk duhet të përsëriten, dhe se sistemi duhet të mësojë nga gabimet e veta.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, e formuloi qartë se ky park nuk është vetëm kujtim, por edhe paralajmërim se qytetarët kanë të drejtë të kenë institucione që janë pranë tyre në momentet më të vështira, jo të braktisen në heshtje.

Kujdes për të gjallët e kujtesë për ata që mungojnë –

Me këtë hap VLEN po dërgon një mesazh të fuqishëm se politika nuk është vetëm administrim i të përditshmes, por edhe kujdes për historinë dhe dinjitetin e njerëzve. Kujdesi nuk mbaron me ata që janë gjallë ai shtrihet edhe tek ata që nuk janë më, përmes kujtesës kolektive dhe respektit publik.

Ky ndryshim i qasjes është i rëndësishëm sepse për dekada me radhë politika shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka qenë e fokusuar vetëm në mbijetesën ditore duke harruar shpesh njerëzit që kanë paguar çmimin më të lartë, jetën. Parku Memorial është një hap për ta ndryshuar këtë kulturë të harresës.

Kujtojmë që, nga njëra anë kemi institucionet e djeshme që zgjodhën heshtjen dhe mospërgjegjësinë. Nga ana tjetër kemi një projekt konkret që kujton viktimat dhe ndërton respekt të ri. Kjo është ajo që bën dallimin mes një politike që i shërben vetes dhe një politike që i shërben njerëzve. Me Parkun Memorial, VLEN po dëshmon se kujdesi për qytetarët nuk përfundon me jetën, por vazhdon edhe në kujtim. /Zhurnal.mk

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article