1.3 C
Munich

Denaj: Mbi 13 mijë certifikata fitosanitare për eksportin e produkteve bimore

Must read

Certifikata fitosanitare është garanci për cilësinë dhe sigurinë e eksporteve të bimëve dhe produkteve me origjinë bimore drejt BE-së dhe vendeve të tjera të botës.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot, se gjatë periudhës janar-qershor 2025 janë lëshuar mbi 13 mijë certifikata fitosanitare për dërgesat e bimëve, produkteve bimore dhe produkte të tjera për eksport.

Sipas ministres Denaj, kjo shifër krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë është 19% më e lartë, duke treguar përkushtimin e fermerëve dhe përpunuesve në përmbushjen e standardeve fitosanitare sipas legjislacionit të BE-së.

Tashmë, pajisja me certifikatë fitosanitare ofrohet online, proces ky që lehtëson biznesin eksportues, redukton kohën e pritjes dhe ndikon në ruajtjen e standardeve të prodhimeve bujqësore në eksporte.

Plotësimi i certifikatës fitosanitare me dorë si dhe realizimi i monitorimit kërkon mesatarisht 1-1,5 orë punë. Ndërkohë, procesi online për të gjithë operatorët ekonomikë që do të kryejnë eksporte, nuk zgjat më shumë se 10 minuta.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article