1.8 C
Munich

Bilall Kasami: Për Reçicën e Vogël po vijnë projekte kapitale

Must read

Shkup, 26 gusht – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sonte ka zhvilluar një takim me banorët e Reçicës së Vogël. Në një kafe-bisedë të hapur dhe miqësore, ai i informoi qytetarët për projektet që do të realizohen së shpejti në këtë vendbanim, duke theksuar se për Reçicën e Vogël po vijnë investime kapitale.

Kasami falënderoi banorët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe theksoi se Komuna do të qëndrojë gjithmonë pranë atyre që kontribuojnë për të mirën e vendit të tyre.

Ai rikujtoi se në mandatin e parë ka realizuar një sërë projektesh jetësore për qytetarët e Tetovës, projekte të cilat kanë përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës në shumë lagje dhe vendbanime. Kasami nënvizoi se me këtë përvojë dhe me besimin e qytetarëve, tashmë kandidon për mandatin e dytë, për të vazhduar me investime edhe më të mëdha për të ardhmen e Tetovës.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article