1.8 C
Munich

BDI: Edhe në sport diskriminim

Must read

Shkup, 14 gusht – BDI akuzon për përjashtim të shqiptarëve në sport. Nga kjo parti thonë se Komiteti Olimpik i Maqedonisë së Veriut ka përbërje diskriminuese, me vetëm 4 shqiptarë nga 117 anëtarë dhe mungesë të plotë në organet kryesore drejtuese. Sipas BDI-së, kjo bie ndesh me Marrëveshjen e Ohrit dhe parimet e barazisë, ndaj kërkohet rishikim i menjëhershëm dhe garantim i përfaqësimit proporcional.

“Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatën dhe kundërshtimin e fuqishëm ndaj përbërjes së re të Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët janë pothuajse tërësisht të përjashtuar nga strukturat drejtuese dhe vendimmarrëse. Nga gjithsej 117 anëtarë, vetëm 4 janë shqiptarë, një pasqyrë tronditëse e qasjes diskriminuese që është e papranueshme për një shtet multietnik dhe evropian”, thonë nga BDI.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article