1 C
Munich

Lëvizja Arbëria dhe VLEN hedhin hapin e parë drejt bashkëpunimit

Must read

Shkup, 3 gusht – Pas një sërë kontaktesh joformale të zhvilluara ditëve të fundit, sot u mbajt edhe takimi i parë zyrtar mes VLEN të përfaqësuar nga Izet Mexhiti dhe Zeqirija Ibraimi dhe të Lëvizjes Arbëria, të përfaqësuar nga Orhan Ibrahimi dhe Bekim Fazliu, bëjnë të ditur nga VLEN.

Sipas tyre, takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe mirëkuptimi, duke reflektuar frymën e përgjegjësisë politike dhe nevojën për bashkëpunim të sinqertë mes forcave që ndajnë aspirata të përbashkëta për të ardhmen e shqiptarëve.

Qëllimi i diskutimeve ishte shqyrtimi i mundësive për bashkëpunim në zgjedhjet lokale, duke u përqendruar në krijimin e një platforme të përbashkët që do t’i shërbejë interesit qytetar dhe përfaqësimit të denjë politik.

Palët u pajtuan që dialogu i nisur të vazhdojë me krijimin e grupeve të punës, duke hapur rrugën për hapa të tjerë konkretë në ditët dhe javët në vijim.

Në këtë takim, mbi dallimet e natyrshme, mbizotëroi bindja se e ardhmja e shqiptarëve ndërtohet mbi bashkëpunim të ndershëm.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article