Paparaci ynë ka mundur t’i fotografojë të dy, në një ditë të tyre të zakonshme, ku kanë zgjedhur që të bëjnë disa hapa në këmbë. Të veshura si gjithnjë plot stil, dy motrat duket se kanë qenë totalisht të përqendruara tek telefoni, duke mos e çuar kokën asnjë sekondë, as për të shkëmbyer ndonjë fjalë mes tyre.

Duke e ditur tashmë lidhjen e ngushtë që ato kanë me rrjetet sociale, jemi të sigurta që në telefon diçka të rëndësishme kanë qenë duke bërë. Gjithnjë e më shpesh po shikojmë dy motrat së bashku, dhe në fakt gjithnjë e më rrallë po shikojmë Sarën në shoqëri të të dashurit të saj, Dj PM. Prej disa kohësh në media po aludohet për një ndarje mes Sarah Berishës dhe Dj Pm.

Mirëpo zërat për dyshen i ka hedhur poshtë mikesha e përbashkët e tyre, Einxhel Shkira pak kohë më parë. Teksa Sarah ka postuar në profilin e saj një video ku po përgatitej për një ditë në plazh, Einxhel i ka bërë komentin tipik i cili nuk la më vend për dyshime. “Kurioze jam nëse është zgjuar PM kaq herët për plazh?!” shkroi Einxhel, duke lënë të kuptohet se Sara dhe PM ndodhen së bashku në pushime.

Thashethemet për ndarje mes tyre nisën qëkur blogerja nuk bëri asnjë urim publik për ditëlindjen e partnerin. Po ashtu dyshja prej kohësh nuk kanë postuar foto krah njëri-tjetrit, detaj i cili forcoi dyshimet tek fansat dhe jo vetëm. Kujtojmë që të dy u njohën dhe u bënë të pandashëm në “Big Brother VIP”, ku krijuan një lidhje që për shumëkënd dukej si një histori suksesi. Pas daljes, ata ndanë shumë momente bashkë, udhëtime, pushime dhe projekte, ndërsa Sarah e shoqëronte shpesh në performanca e PM-së.

Por muajt e fundit, rrjeti ka vënë re një ftohje graduale. Fotot e përbashkëta janë rralluar, daljet publike janë pakësuar dhe secili duket më i fokusuar në projekte personale. Çifti vijon ende të ndiqet në rrjetet sociale, ndonëse kanë shumë kohë që nuk janë parë së bashku, duke ngritur dyshimet se mes tyre ka një krizë.




