Qytetarët dhe bizneset do të rivlerësojnë pronat e tyre, të përafruara me çmimet e tregut, duke filluar nga 1 janari 2026 deri më 30 shtator 2026.
Këtë herë rivlerësimi do të ketë një tatim prej 5%, aktualisht tatimi është 15%.
Duke iu referuar qarkut Gjirokastër, çmimet e referencës për metër katror variojnë nga 17,000 lekë në Bashkinë Memaliaj, deri në 62,000 lekë në zonën 2 të qytetit të Gjirokastrës./CNA



