1.3 C
Munich

Ministrja Hajdari intervistohet në Prokurorinë Speciale

Must read

Ka përfunduar intervistimi i ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në Prokurorinë Speciale.

Ajo nuk është përgjigjur për mediat në çfarë cilësie u intervistua.

Hajdari ishte paraqitur në objektin e Prokurorisë Speciale në orën 10:00. Raportohet se intervistimi lidhet me rastin e rezervave shtetërore që është duke u hetuar nga kjo Prokurori.

Ministrja Hajdari ishte intervistuar për këtë rast në prill të vitit 2024 në cilësinë e të pandehurës, për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Lidhur me këtë rast, gjatë ditës pritet të intervistohet edhe ish-sekretari i MINT, Irfan Lipovica, raporton Rtk.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article