1 C
Munich

Degradimi i dy policëve që hetuan aferën e Hajdarit e Krasniqit/ Deliu: Sinjal i qartë – kush guxon të prekë të pushtetshmit, ndëshkohet

Must read

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar për degradimin e dy policëve që hetuan aferën e Rozeta Hajdarit, Nagip Krasniqit dhe Faruk Mujkës, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky është sinjal i qartë se kush guxon të prekë të pushtetshmit, ndëshkohet.

Postimi i saj i plotë:

Mediat po raportojnë se janë degraduar në detyrë dy hetuesit që hetuan aferën e Rozetës, Nagipit dhe Faruk Mujkës.

Rreshteri Idriz Gashi dhe hetues të tjerë që hetonin rastet e KEK-ut, “Ibër-Lepencit” dhe “Rezervave Shtetërore” janë larguar nga Njësia e Veçantë Hetimore, njësia që merrej me korrupsionin e profilit të lartë. Në rast se raportimet e mediave qëndrojnë, ky është sinjal i qartë, se kush guxon të prekë të pushtetshmit, ndëshkohet. Sepse, në vend që të mbrohen hetuesit, pushteti po i largon nga rastet e mëdha, duke penguar hetimet dhe duke e kthyer drejtësinë në farsë.

Nuk mund të ketë luftë kundër korrupsionit pa mbrojtur ata që e luftojnë korrupsionin.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article