1.3 C
Munich

Prishtina synon rezultat pozitiv ndaj Larnes në ndeshjen që zhvillohet në Irlandën e Veriut

Must read

Pas eliminimit nga Liga e Evropës, Prishtina do të vazhdojë garat evropiane në Ligën e Konferencës.

Skuadra kryeqytetase e nis sot rrugëtimin në këtë kompeticion, ku përballet me ekipin irlandez Larne.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave zhvillohet në Irlandë, konkretisht në stadiumin Ballymena Showgrounds, i cili ka një kapacitet prej 4,100 ulësesh.

E drejtuar nga trajneri Arsim Thaqi, Prishtina synon të marrë një rezultat pozitiv në këtë sfidë të parë, me qëllim që të jetë sa më afër kualifikimit në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

Takimi mes Larnes dhe Prishtinës nis në orën 21:00, sipas kohës lokale.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article