1.9 C
Munich

Ministri Orhan Murtezani per vizitë pune në Berlin

Must read

SHkup, 23 korrik – Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë pune në Berlin, në kuadër të së cilës planifikohet të takohet me: Ministrin shtetëror për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Ginter Krihbaum; Shef i Njësisë për Politikë Evropiane në Zyrën Federale, Ambasadorin Mihael Klaus dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Fondacionit “Konrad Adenauer, Mark Shpajh.

Në takime, siç njoftoi Ministria për Çështje Evropiane, do të shqyrtohen mundësitë për avancimin e dialogut politik dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe zhvillimor mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë, me theks në integrimin evropian, reformat, sundimin e së drejtës dhe zhvillimin ekonomik.

Fokus i veçantë do të vendoset në mbështetjen strategjike të Gjermanisë në sektorët kyçe dhe në perspektivat për thellimin e partneritetit në dritën e sfidave aktuale evropiane dhe rajonale.

Vizita e punës së Ministrit Murtezani në Gjermani është konfirmim për angazhim të ndërsjellë për dialog dinamik politik dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm, në drejtim të përshpejtimit të integrimit evropian dhe përforcimit të stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit. 

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article