1.3 C
Munich

Kapet jahti me emigrantë të paligjshëm në Kanalin Anglez, mes tyre katër shqiptarë

Must read

BRITANI- Shtatë persona janë vënë në pranga pasi një jaht që mbante emigrantë të paligjshëm u ndalua në Kanalin Anglez.

Mjeti lundrues, i cili vinte nga Franca veriore, u evidentua nga një anije e Forcës Kufitare pranë Ishullit ëight të dielën pasdite, tha Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).

Ekuipazhi i jahtit, dy burra ukrainas të moshës 43 dhe 37 vjeç, u arrestuan për lehtësim të imigracionit të paligjshëm.

Ndërkohë, pesë pasagjerë, mes tyre katër shqiptarë dhe një shtetas vietnamez, u ndaluan gjithashtu sipas ligjeve të imigracionit, shkruan BBC.

Zyrtari i Lartë Hetues Julian Harriman tha: “Ky operacion ishte pjesë e një hetimi të vazhdueshëm të NCA-së të udhëhequr së bashku me autoritetet gjyqësore franceze dhe Xhandarmërinë Kombëtare.

Luftimi i bandave që kontrabandojnë njerëz mbetet një përparësi si për Francën ashtu edhe për Mbretërinë e Bashkuar.” Shtatë të dyshuarit mbeten në paraburgim, ndërsa jahti u dërgua në Marinën e Gosport.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article