1.4 C
Munich

Hasani: Irlanda, përkrahje konkrete në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE

Must read

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti sot në ambientet e MEPJ Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen të Irlandës,  Thomas Byrne.

Gjatë takimit, u diskutua mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, si një dimension thelbësor për paqen dhe sigurinë afatgjatë në kontinent.

Në fokus ishte progresi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Hasani theksoi përkushtimin e palëkundur të qeverisë për të avancuar reformat kyçe, duke e cilësuar integrimin evropian si prioritet të qartë kombëtar.

“Mirënjohje për mbështetjen e qëndrueshme të Irlandës për procesin e zgjerimit dhe për përkrahjen konkrete në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit. Shpresojmë të thellojmë bashkëpunimin edhe më tej gjatë Presidencës së Irlandës në Këshillin e BE- së në gjysmën e dytë të vitit 2026,” – u shpreh ministri Hasani.

Ai shtoi se Shqipëria është e gatshme të hapë grupkapitujt e radhës në negociata dhe synon përmbylljen e pjesës teknike brenda vitit 2027, me synimin për anëtarësim përpara fundit të dekadës.

Ministri Hasani nënvizoi gjithashtu se Shqipëria mbetet plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, si dhe është aktive në misionet civile dhe ushtarake të saj – një kontribut i rëndësishëm për sigurinë rajonale dhe më gjerë.

Gjatë takimit u diskutua edhe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Irlandës, përfshirë hapjen e fluturimeve direkte, si dhe për mundësitë e rritjes së investimeve irlandeze.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article