1.4 C
Munich

Ministri Misajllovski për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar

Must read

Shkup, 15 korrik – Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, aleat me të cilin kemi bashkëpunim të fuqishëm mbrojtës, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Gjatë vizitës, Misajllovski do të ketë takim me ministrin shtetëror, lordin Uernon Kouker, ndërsa do të takohet edhe me përfaqësuesen e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pirs.

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në Londër ministri Misajllovski së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski do të takohen edhe me ministrin për Shërbime, Biznese të Vogla dhe Eksport, Thomas Garet. 

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article