Samsungu me tre ekrane vjen në fund të vitit, çmimi astronomik

Pas viteve me prototipe që kanë tërhequr vëmendjen në panaire teknologjike, Samsungu është gati të lansojë telefonin me tre ekrane të palosshme deri në fund të vitit 2025.

Shumëkush priste që pajisja të prezantohej gjatë ngjarjes “Unpacked” në New York këtë javë, por ajo nuk u përmend. Megjithatë, në një konferencë për media pas prezantimit të telefonave të rinj me ekran të palosshëm, Roh Tae-moon, drejtuesi i divizionit të pajisjeve konsumatore në Samsung, konfirmoi se kompania po punon intensivisht në këtë pajisje të re.

“Jemi duke punuar intensivisht për telefonin me tre ekrane të palosshme me synimin që ta lansojmë deri në fund të vitit. Jemi të përqendruar në funksionalitetin dhe përvojën e përdoruesit. Ende nuk kemi vendosur një emër përfundimtar”, ka thënë ai për “The Korea Times”.

Samsungu nuk ka dhënë më shumë detaje, por një rrjedhje e fundit e një animacioni softuerik nga versioni i ri One UI 8 ka ofruar pamjen e parë të mundshme të pajisjes, që shumë po e quajnë “Galaxy G Fold”.

Bëhet fjalë për një telefon me tre ekrane të lidhura që mund të funksionojnë në mënyrë të pavarur ose të kombinohen në një sipërfaqe të vetme të madhe, të ngjashme me një tablet që futet në xhep.

Ekspertët mendojnë se ky është hap logjik nga Samsungu përballë konkurrencës së Huaweit, që tashmë ka prezantuar modelin e vet me tre ekrane – Mate XT Ultimate Design.

Ashtu si Huawei, edhe telefoni i Samsungut pritet të ketë çmim të lartë fillestar, rreth 3 mijë dollarë. Megjithatë, kompania synon që në të ardhmen të ulë çmimin nën 2 mijë dollarë, me shpresën që telefonët me tri ekrane të bëhen standardi i ri.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles