1.3 C
Munich

Djali i Igli Tares i bashkohet Tiranës për sezonin e ri

Must read

Tirana është klubi më aktiv në merkato në këto ditë, duke vazhduar revolucionin e thellë në radhët e kësaj skuadre me afrime lojtarësh të rinj që do të vihen në dispozicion të teknikut që do të marrë drejtimin e bardhebluve.

Afrimi i fundit është Etien Tare, djali i Igli Tares, i cili në moshën 21-vjeçare është ende në kërkim të një skuadre ku të luajë rregullisht e tregojë sa vlen.

Në pjesën e parë të sezonit të kaluar, Etien Tare iu bashkua Skënderbeut, por nuk ia doli të shpërthente në radhët e korçarëve, duke u larguar gjatë merkatos së janarit.

Ai iu bashkua më pas ekipit të Dukagjinit në Kosovë, duke mbyllur atje sezonin.

Tare në ditët e fundit ka dalë në stërvitje me Tiranën, ndërsa më në fund është gjetur akordi për të hedhur firmën në kontratë dhe për ta bërë atë pjesë të bardhebluve.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article