Shkup, 11 qershor – Një delegacion i lartë i Forcave të Armatosura të Hungarisë, i udhëhequr nga shefi i Shtatmadhorisë të FA, gjenerali Gabor Berendi, është për vizitë zyrtare dy ditore në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nga Shtatmadhoria e Armatës informojnë se gjenerali Berendi, pas pritjes së sotme me nderime të larta ushtarake në Kampin për stërvitje në ujë në Ohër, do të zhvillojë takim me shefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majorin Sashko Lafçiski.
Temat kryesore të takimit, ashtu siç theksohet në kumtesë, do të jenë promovimi i bashkëpunimit ushtarak dypalësh, procesi i transformimit dhe modernizimit të Armatës, bashkëpunimi midis forcave speciale, si dhe kapacitetet e PA “Krivollak”.


