Shkup, 10 qershor – Në opinion kishte përpjekje për delvavim të procesit të furnizimit të uniformave për policët, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve sot pas lëshimit në përdorim të Departamentit të rikonstruktuar për çështje administrative – Shkup.
Ai theksoi se nëpunësit e policisë, gjatë kohës sa ishte në qeverinë teknike, nuk kanë pasur uniforma të duhura dhe visheshin në mënyrë të ndryshme.
“Ky furnizim ishte kontestues në opinion, jo nga aspekti ligjor, por nga aspekti që nuk ka pasur kritere të mjaftueshme në dokumentacionin e tenderit, furnizimi është më i vogël. Tani duhet të vijojë furnizim më i madh i cili ka të bëjë për të gjithë nëpunësit e uniformuar të policisë, jo vetëm për forcat speciale. Nëse ky numër ishte prej 1.000 personave, tani do të ketë furnizim për 5-6.000 nëpunës të policisë për të cilët do të duhet të furnizohen uniforma”, ka thënë Toshkovski.
Ai shprehu optimizëm për efektin e dy furnizimeve, megjithëse siç tha, “deri më tani nuk është nënshkruar asnjë kontratë as për furnizimin e parë publik dhe as për të dytin”.
“Shpresoj që gjatë këtij viti të gjithë nëpunësit e policisë të kenë uniformë dinjitoze, sepse atë që kemi tani nga aspekti i uniformave është vërtet katastrofal. Tetë vite nuk kanë furnizuar uniformë, do ta bëjmë edhe këtë. Për tetë vjet nuk kanë investuar asnjë denar në shërbime administrative, do ta rregullojmë edhe këtë. Çfarëdo që është e nevojshme në interes të qytetarëve të Maqedonisë do ta bëjmë”, tha ministri.
Lidhur me projektin “Sejf siti”, Toshkovski theksoi se bëhet fjalë për një pako ligjesh, 6-7 ligje që do të duhet të ndryshohen dhe ato kanë qenë në procedurë qeveritare.
Ministri sqaroi se 1 janari 2026 është data në të cilën ky projekt do të fillojë si me legjislacionin ligjor ashtu edhe me implementimin e saj dhe shprehu optimizëm se do të ketë një kulturë ndryshe në komunikacion në të gjithë Maqedoninë.
“Duhet ta ndryshojmë qasjen ndaj trafikut nëse duam të kemi më pak viktima, por edhe si shtet, duhet të bëjmë gjithçka në interes të trafikut të sigurt dhe këtë po e bëjmë. Data 1 janar i vitit 2026 është fillimi i zbatimit ligjor dhe vlefshmërisë së gjithçkaje që lidhet me qytetin e sigurt”, ka thënë ministri Toshkovski.


