-0.3 C
Munich

Siljanovska – Davkova do të marrë pjesë në Konferencën e Tretë të KB-së për Oqeanin në Nicë

Must read

Shkup, 8 qershor – Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova prej sot po qëndron për vizitë pune në Nicë, të Francës, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Tretë të Kombeve të Bashkuara për Oqeanin (UNOC3). Gjatë konferencës, Siljanovska – Davkova, siç informoi Kabineti i saj, do të marrë pjesë në pritjen për nder të mysafirëve të lartë e organizuar nga presidenti i Republikës Franceze, Emanuel Makron.

Ajo do të jetë pjesë e ceremonisë së hapjes së Dekadës për Shkencat Kriosferike, në praninë e drejtoreshës së përgjithshme të UNESKO-s, Odri Azule, si dhe prezantimit të rekomandimeve nga ngjarjet speciale të UNOC3 (Kongres për Shkencë Oqeanike, Forum për ekonomi gri dhe financa, Samit për rritje të nivelit të detit dhe rezistencë bregdetare) para shefave të shteteve dhe qeverive në “Agora Neptun” në praninë e presidentit të Republikës Franceze.

Presidentja do të flasë në kuadër të Konferencës së Tretë të Kombeve të Bashkuara për Oqeanin (UNOC3), për mbështetje të zbatimit të qëllimit 14 për: Ruajtje dhe shfrytëzim të qëndrueshëm të oqeaneve, deteve dhe burimeve detare për zhvillim të qëndrueshëm.

Në ceremoni të veçantë, Siljanovska – Davkova do ta nënshkruajë Marrëveshjen në kuadër të Konventës së KB-së për të drejtën e detit për ruajtje dhe shfrytëzim të qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar në sferat jashtë juridiksionit kombëtar (BBNJ), të miratuar në Nju Jork më 19 qershor 2023.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article