0.6 C
Munich

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

Must read

Ka ndërruar jetë në spital 14-vjeçari i cili një ditë më parë është rrëzuar nga tarraca një pallati në zonën e Yzberishtit.

Sipas policisë, i mituri ka rënë nga tarraca e pallatit ku banonte tezja e tij. Pas ngjarjes ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’i shpëtoj plagëve të marra.

Ndërkohë, blutë kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

“Më datë 07.06.2025, në Yzberisht, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e tarracës së pallatit ku banon tezja e tij një i mitur 14 vjeç. Si pasojë, 14-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article