1.8 C
Munich

Qeveria pret mbështetje nga Kuvendi për Aliun, prej tij pritet përkushtim në punë

Must read

Shkup, 8 qershor – Përkushtim dhe realizim të Programit në fushën e shëndetësisë, pret Qeveria nga kandidati për ministër Azir Aliu, zgjedhja e të cilit nesër do të jetë objekt debati në Parlament.

Siç tha sot zëdhënësja e qeverisë, Marija Miteva, nga Aliu pritet të bëjë një riorganizim të mirë në këtë dikaster.

“Mund të them se Propozimi do të jetë në Kuvend nesër dhe se do të gjejë mbështetje. Pres që Aliu t’i përkushtohet sektorit të shëndetësisë, të bëjë një riorganizim të mirë dhe të zbatojë të gjitha politikat që janë prioriteti ynë”, ka thënë Miteva.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article