1 C
Munich

Deputetja Pasholli merr pjesë në WPSForum2025 në Prishtinë

Must read

Prishtinë, 3 qershor – Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbana Pasholli sot në Prishtinë në kuadër të diskutimit #WPSForum2025 me temë “Për të mbrojtur gratë dhe fëmijët në kohë lufte, duhet t’i mbrojmë më parë në kohë paqeje.” ka pasur rastin të ju drejtohet të pranishmëve.

E nderuar që sot pata mundësi të marr pjesë në diskutim të nivelit të lartë në kuadër të #WPSForum2025 me temë “Për të mbrojtur gratë dhe fëmijët në kohë lufte, duhet t’i mbrojmë më parë në kohë paqeje.”

Në këtë tryezë të rrumbullakët, deputetë nga vende të ndryshme u mblodhën për të diskutuar se si mund të forcojmë mbrojtjen e grave dhe fëmijëve – duke filluar në kohë paqeje, që të jemi të përgatitur në kohë konflikti.

Përmes përvojave, reflektimeve dhe angazhimit të ndërsjellë, u hodhën hapa drejt një bashkëpunimi më të ngushtë ndërparlamentar për të garantuar sigurinë dhe dinjitetin e atyre që janë më të pambrojtur.

Diskutimet do të përmblidhen në një “Letër Thirrjeje për Veprim”, që do t’u dërgohet parlamenteve në mbarë botën me qëllim nxitjen e një përgjigjeje më të koordinuar dhe më të fortë.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article