Shkup, 26 maj – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot ka realizuar vizitë pune me ushtruesin e detyrës ambasador i Katarit, Sh.T. Rashid Bin Said Al-Kajarin, ku janë konfirmuan marrëdhëniet miqësore midis dy shteteve.
Në kumtesën e MPB-së theksohet se janë shqyrtuar mundësitë dhe potenciali i bashkëpunimit midis dy ministrive dhe forcave policore.

“Ministri Toshkovski ripërtëriu iniciativën e nënshkrimit të deklaratës së përbashkët për synimet e njohjes së ndërsjellë të lejeve të drejtimit. U shqyrtuan edhe të gjitha aspektet e tjera të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe veprimtarisë policore, shkëmbimit të informacionit, edukimit të shërbimeve policore, si dhe bashkëpunimit në luftën kundër të gjitha llojeve të krimit të organizuar”, njofton MPB-ja.


