Mustafa tregon kushtet e LDK-së për koalcion të mundshëm me partitë e opozitës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa në emisionin “Click” në RTV21 tha se lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka tendencë të nënshtrojë këdo.

“Kjo është një fakt që dihet publiksiht nuk sheh të barabartë sheh vetëm të nënshtruar para tij”, tha ai.

Ai përmendi se LDK është shprehur kundër një koalicioni me LVV-në, ndërsa sa i përket me partitë e tjera, thotë se kanë kërkuar që: “që qeverinë e ardhshme ta ndërtojë LDK dhe të kemi një qeveri stabile për të zgjedhur presidentin”.

“Kemi thënë se nësë ajo (LVV) do të dështojë , LDK nuk është për të bllokuar proceset, por kemi kërkuar që bashkëpunimi të ndërtohet në dy shtylla, kemi kërkuar që qeverinë e ardhshme ta ndërtojë LDK, jo për egon por për të pasur mundësinë që të zbatojë programin me të cilin garuar, dhe shtylla e dytë që të kemi një qeveri stabile për të zgjedhur presidentin, nuk qëndron fakti që LDK nuk është as-as , LDK është që me LVV-në të mos kemi koalicion, ndërsa me partitë tjerë nëse arrijmë që këto dy shtylla pastaj ofrohet mundësia që të disktuojmë për themelimin e qeverisë së radhës, nëse nuk arrin askush atëhërë Kushtetuta na jep zgjidhje për të shkuar në zgjedhjet e radhës”, tha ai.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles