Theo Hernandez i ofrohet Real Madridit, por refuzohet

Mbrojtësi i majtë i Milanit, Theo Hernandez thuhet se i është ofruar Real Madridit, por përgjigja e klubit spanjoll ka qenë negative.

Tregu i transferimeve po duket i trazuar për Real Madridin, të cilët po kërkojnë të rrisin konkurrueshmërinë e skuadrës së tyre për të nisur me sukses epokën e Xabi Alonsos.

Emri i Alvaro Carreras është i theksuar me të kuqe së bashku me mbrojtës të tjerë, si Dean Huijsen dhe Trent Alexander-Arnold, të cilët po punojnë për të siguruar nënshkrimet para Kupës së Botës për Klube.

Por, ka edhe nga ata lojtarët të mëdhenj të futbollit botëror që duan të bëhen pjesë e klubit nga Santiago Bernabeu.

Sipas gazetës Marca, Theo Hernandez, ish-lojtar i Real Madridit, i cili ka arritur një nivel superlativ në Serie A, i ka ofruar shërbimet e tij te Los Blancos.

Megjithatë, mediumi spanjoll thekson se mbrojtësi i majtë ka marrë përgjigje negative, pasi nuk është ndër prioritetet e drejtuesve të Real Madridit.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles