Mexhiti paralajmëron lëvizje në Kuvend: Katër deputetë të Frontit pritet t’i bashkohen Qeverisë

Shkup, 15 maj – Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka deklaruar se zhvillimet politike në vend janë vetëm në fillim dhe se ndryshimet në përbërjen parlamentare do të bëhen të dukshme shumë shpejt.

Në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në Alsat M, Mexhiti theksoi se koalicioni VLEN nuk do të mbetet me vetëm nëntë deputetë, duke paralajmëruar se katër deputetë të Frontit Evropian janë në prag të largimit nga ky bllok dhe do t’i bashkohen shumicës qeverisëse.

“Lëvizjet kanë filluar dhe ditëve në vazhdim do të shihet se situata nuk është ashtu. VLEN-i nuk do jetë me 9 deputetë. Është e vërtetë se 4 deputetë të Frontit do ta braktisin Frontin dhe do t’i bashkëngjiten qeverisë,” deklaroi Mexhiti.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles