Mandiq kritikon Malin e Zi për mbështetjen ndaj Kosovës në KiE: Shkelje e marrëveshjes qeveritare

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, ka reaguar pas votës së dhënë nga ministri i Punëve të Jashtme, Ervin Ibrahimoviq, për përfshirjen e aplikimit të Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, duke e cilësuar shkelje të parimeve të funksionimit të qeverisë dhe marrëveshjes së koalicionit qeverisës.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Mandiq – i cili drejton partinë “Demokracia e Re Serbe” – theksoi se ky veprim bie ndesh me parimet mbi të cilat është ndërtuar bashkëqeverisja në Mal të Zi.

Sipas tij, mbështetja për Kosovën përbën një devijim nga objektivat e dakorduara në politikën e jashtme të shtetit, të cilat janë përqendruar në integrimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Një ditë më parë, ministri Ibrahimoviq bëri të ditur se kishte votuar pro pranimit të Kosovës gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave të KiE.

Por, Mandiq paralajmëroi se vendime të tilla duhet të merren në kuadër të qeverisë dhe se veprime të njëanshme mund të dëmtojnë marrëdhëniet me Serbinë dhe të vënë në pikëpyetje kursin evropian të vendit.

Reagimi i Mandiqit nuk kaloi pa përgjigje. Ish-ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Miodrag Vlahoviq, iu kundërpërgjigj duke i rikujtuar atij se Mali i Zi e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe se mes dy vendeve ekzistojnë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh.

“Kosova është një vend mik dhe vota pro saj në Këshillin e Evropës është një vendim i arsyeshëm dhe në përputhje me interesat e rajonit”, u shpreh Vlahoviq.

Ai kritikoi ashpër ndikimin e politikanëve që, sipas tij, janë të afërt me interesat ruse dhe serbe, duke i akuzuar se synojnë ta orientojnë Malin e Zi drejt një boshti serbo-rus dhe jo drejt rrugës së integrimit evropian.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles