Kompania Google do të përmirësojë Android Auto dhe automjetet me shërbime të integruara të Google duke sjellë Gemini më vonë gjatë këtij viti.
Asistenti AI i Google do të mund të marrë komanda “hands-free” pa pasur nevojë të shtypni butona apo të bëni ndonjë veprim tjetër që kërkon lëshimin e timonit.
Shoferët do të jenë në gjendje të ndërveprojnë me Gemini ashtu si në telefonat e tyre inteligjentë, por me disa “truke” të fokusuar te automjetet. Për shembull, ata mund të kërkojnë që Gemini t’i çojë deri te posta, të gjejë një karikues afër një parku të afërt dhe shumë mundësi të tjera.
Gemini Live është një përvojë krejtësisht e re e bisedës. Do të jetë e mundur të flisni natyrshëm me Gemini ose të shkëmbeni ide.
Nga Google thonë se Gemini do të jetë i disponueshëm në Android Auto pas disa muajsh, pas së cilës do të vijojnë automjetet me shërbime të integruara të Google.
Aktualisht ka më shumë se 250 milionë automobila që mbështesin Android Auto, ndërsa rreth 50 modele automjetesh kanë shërbime të integruara të Google (pa pasur nevojë për një telefon).