Dita ndërkombëtare e familjes, Studentët: Familja, themeli i së ardhmes

Shkup, 15 maj – Ndërkohë familjet çdo ditë e më shumë po përballen me sfida dhe viteve të fundit është rritur numri i ndarjeve. Sipas një hulumtimi që ka realizuar fakulteti filozofik, mungesa e komunikimit është një nga arsyet kryesore për ndarjet martesore.

“Sipas Institutit të Familjes çdoherë ekziston qëndrim dominant, se për pyetjet dhe problemet që janë të lidhura me familjen duhet publikisht të flitet. Në problemet e theksuara duhet vazhdimisht të punohet. Prioriteti i Institutit të Studimit të Familjes është se duhet të punohet më shumë se si të përforcohet lidhja me familjen dhe përpjekjet për familje të shëndoshë dhe të bashkuar.”, – thonë nga Instituti i Studimit të Familjes.

Studentët thonë se kjo ditë është një thirrje tek të rinjtë, që të ngritin zërin për familjen që është themeli dhe që ndërtohet e ardhmja.

“Pa familje stabile, pa siguri emotive dhe vlera, të gjitha përpjekjet shoqërore të tjera nuk kanë kuptim. Instituti i studimeve të familjes tregon se familja nuk është vetëm lëndë e hulumtimeve akademike, por angazhim i madh, kujdes dhe vizion.”, – tha një student.

“Në pyetjen se çfarë sfida ballafaqohen të rinjtë tanë në familjet e tyre, përqindja më e madhe janë konfliktet e përditshme. Tash konfliktet e përditshme janë nga faktorë të ndryshëm si mungesa e komunikimit, por dhe ndër faktorët më të mëdhenj është arsyeja e ndarjes.”, – tha një studente.

Kombet e bashkuara në vitin 1993, 15 majin e kanë shpallur si ditën ndërkombëtare të familjes. Qëllimi është rëndësia e familjes.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles