Conceicao i zhgënjyer me humbjen e finales në Kupën e Italisë: U luajt shumë pak futboll

Trajneri i Milanit, Sergio Conceicao, reagoi pas humbjes 1-0 ndaj Bolognës në finalen e Kupës së Italisë, e zhvilluar në Stadio Olimpico 1-0.

Ai tha se pjesa e parë ishte e ekuilibruar dhe një epërsi në atë moment do të kishte ndikuar shumë në rrjedhën e ndeshjes.

“Në pjesën e dytë mund të kishim bërë më shumë”, theksoi trajneri portugez.

Conceicao pranoi se pas golit të Bolognës u luajt shumë pak futboll dhe ekipi i tij nuk reagoi mjaftueshëm. “Duhet ta përgëzojmë kundërshtarin, por ne duhet të kishim bërë më mirë”, shtoi ai.

Trajneri shpjegoi se kishte bërë disa zgjedhje taktike para ndeshjes, duke u përpjekur të qëndronte besnik ndaj përgatitjeve dhe stilit të tij të zakonshëm.

Ai vlerësoi se loja ishte shumë fizike dhe skuadra e tij shpesh nxitohej në ndërtimin e aksioneve nga mbrojtja, duke mos arritur të ruajë qetësinë.

Conceicao tha se ndeshja pasqyronte vështirësitë që Milani ka përjetuar këtë sezon, por shtoi se pjesa e parë nuk ishte negative, edhe pse ekipi mund të kishte luajtur më mirë.

Në fund, ai shprehu zhgënjimin për humbjen e një trofeu dhe tha se do të përpiqen ta përfundojnë sezonin me dinjitet, duke filluar nga përballja me Romën.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles