BIK-u nis grumbullimin e porosive për Kurban, çmimi 180 euro

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës ka njoftuar se edhe këtë vit vazhdon traditën e tubimit dhe therjes së kurbaneve për nevojat e nxënësve të Medresesë dhe besimtarëve tanë me gjendje të rëndë materiale.

Sipas një njoftimi, këtë vit Kryesia e Bashkësisë Islame ka vendosur që çmimi për një kurban të jetë 180 euro ose kundërvlera e këtij çmimi.

“Luteni që porositë e të interesuarve të na i dërgoni në kohën optimale, kur dhe mundemi ta kryejmë në plotni amanetin tuaj. Porositë e kurbaneve ju mund t’i bëni në: Këshillat e Bashkësisë Islame gjithandej territorit të Kosovës, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës NLB-Prishtina Account No (IBAN): XK05 1700200100103672 Sëift Code (BIC) – NLPRXKPR Adresa: Ukshin Hoti 124 10 000 PRISHTINË ose ëëë.bislame.com”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim mund të kontaktoni edhe Kryesinë e BI-së rreth porosisë suaj për kurbane në këta nr. tel. +38138224002 dhe +38345977405 si dhe në e-mail adresën: kurbani@bislame.net.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles