Asani: BDI pengon punësimin e 20 qytetarëve në Çair – interesat partiake mbi nevojat e qytetarëve

Shkup, 15 maj – Në mbledhjen e 54-të të Këshillit Komunal të Çairit, kryetari i këshillit, Jetmir Asani, reagoi ashpër ndaj vendimit të këshilltarëve të BDI-së për të votuar kundër propozimit për rritjen e numrit të punëtorëve sezonal nga 50 në 70. Sipas Asanit, kjo lëvizje përbën një bllokadë politike në dëm të qytetarëve të Çairit.

Ai akuzoi BDI-në se po bashkëpunon me bojkotin institucional të Ndërmarrjeve Publike nën menaxhimin e Qytetit të Shkupit, duke mos lejuar punësimin e 20 qytetarëve të tjerë që do të kontribuonin në pastërtinë dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.

“Çairi nuk duhet të jetë viktimë e lojërave politike. BDI po vendos interesat e saj mbi interesin publik, duke bllokuar çdo iniciativë pozitive për qytetarët,” theksoi Asani. Ai u zotua se do të vazhdojë përpjekjet për të zgjidhur problemet me hapa konkretë dhe vendime të guximshme.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles