Shehaj përplaset me efektivët në KZAZ: Po vjedhin votat, vetëm zvarrë na nxirrni

Tensione dhe përplasje janë shënuar këtë të martë në KZAZ nr 40 në Tiranë, ku vëzhguesit e Partisë “Mundësia”, të kryesuar nga kandidatja për deputete Barbara Doda, kanë denoncuar parregullsi serioze gjatë procesit të numërimit të votave.

Sipas tyre, votat e kësaj force politike po shpalleshin të pavlefshme në mënyrë të padrejtë, me arsyetimin se vulat mbi fletët e votimit janë “të zbehta”, ndonëse janë të dyfishta dhe të vendosura nga komisioni.

Situata u përshkallëzua më tej kur në ambientet e KZAZ-së mbërriti kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj. Ai akuzoi policinë për përpjekje për të nxjerrë jashtë vëzhguesit e autorizuar të kësaj force politike, duke e cilësuar veprimin si të paligjshëm.

“Na tregoni urdhrin që nuk lejon vëzhguesit brenda. Vëzhguesit tanë janë të autorizuar dhe kanë të drejtën ligjore të jenë këtu,” tha Shehaj, teksa debatoi me efektivët e policisë.

“Duhet të na tërhiqni zvarrë nëse doni të na nxirrni nga këtu. Po na vidhen votat. Ne jemi vëzhgues dhe kërkojmë vetëm një të drejtë që na takon ligjërisht. Nëse shohim padrejtësi, kemi të drejtë ta sinjalizojmë. Nuk po kërkojmë asnjë privilegj, nuk po kërkojmë qiqra në hell. Kush është i paautorizuar? Ne jemi kandidatë!” – deklaroi Agron Shehaj para mediave dhe autoriteteve./euronewsalbania/

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles