Publikohet trailer-i i “F1” me protagonist Brad Pittin

Pritjes po i vjen fundi, pasi filmi i shumëpritur i ‘Formula 1’, me protagonist aktorin hollivudian Brad Pitt, do të dalë në kinema në qershor, dhe tani është publikuar edhe trailer-i përfundimtar.

Traileri i ri vjen pasi u zbuluan të gjithë artistët dhe kolona zanore gjatë fundjavës së F1 në Miami, duke përfshirë artistë të vlerësuar me çmime si Ed Sheeran, ROSE, Burna Boy dhe Tate McRae.

Filmi “F1” mbërrin në kinema më 25 qershor, me regji nga Joseph Kosinski, ndërsa producentë janë Jerry Bruckheimer, Brad Pitt dhe kampioni shtatë herë i botës në Formula 1, Lewis Hamilton si dhe disa emra të tjerë të shquar.

Pitt luan rolin e ish-pilotit të F1, Sonny Hayes, i cili kthehet për të ndihmuar kolegun e tij të ri Joshua Pearce në ekipin fiktiv APXGP.  Pearce luhet nga Damson Idris dhe filmi premton të tregojë të gjitha uljet dhe ngritjet e këtij sporti.

Trailer-i i fundit është një hyrje e shkëlqyer për numërimin mbrapsht të premierës së filmit.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles