A e dini se mund të fitoni ndihmë juridike falas!

Shkup, 13 maj – Në Maqedoninë e Veriut ekziston ligj i posaçëm i cili ofron ndihmë juridike falas për të gjithë qytetarët që nuk kanë mundësi të paguajnë për shpeznimet juridike. Në vitin 2023 përkrah ndryshimeve të ligjit për evidentim në librin amë janë paraparë edhe lehtësime në regjistrimin e të posalindurve dhe u sollën edhe ndryshime për ligjin e letërnjoftimeve për paraqitjen e vendit dhe vendbanimit. Këto lehtësime janë bërë me qëllim që personat, kryesisht kategoritë e rrezikuara, përshembull persona që nuk posedojnë fletëpronesim, nuk posedojnë fakt për përvetësim, munden që në më shumë mënyra ta paraqesin vendbanimin dhe të marrin letërnjoftim, shkruan zhurnal.mk

Çfarë është ndihma juridike falas?

Ndihma juridike falas është ndihma juridike që miratohet dhe financohet nga shteti në mënyrë dhe në kushte të parashikuara me Ligjin për Ndihmë Juridike Falas. Quhet falas sepse përdoruesit nuk paguajnë për shërbimin, dhe fondet për miratimin e ndihmës juridike falas dhe shpenzimet për ndihmën juridike që jepet sigurohen nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë, donacionet dhe të ardhurat e tjera në përputhje me ligjin. Të drejtë për ndihmë juridike falas kanë qytetarët që kanë vendbanim ose qëndron në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kjo është një e drejtë e garantuar për qytetarët që nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet e përfaqësimit ligjor nëpër gjykata.

Këtë të drejtë munden ta shfrytëzojnë personat me të ardhura të ulëta ose që nuk kanë të ardhura, përfituesve të ndihmës sociale, personave me aftësi të kufizuara, viktimave të dhunës në familje, azilkërkuesve, personave pa shtetësi, të moshuarve pa mbështetje familjare, të miturve të përfshirë në procedura ligjore, si dhe personave që ndodhen në burg apo paraburgim.

Ku të drejtohesh nëse ke nevojë për ndihmë juridike parësore?

Nëse ke nevojë për ndihmë juridike parësore, mund ta kontaktosh Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, si një shoqatë e autorizuar për ndihmë juridike falas. Gjithashtu mund të kërkosh ndihmë nga shoqatat e tjera të regjistruara në regjistrin e Shoqatave të autorizuara për të ofruar ndihmë juridike parësore, personat e autorizuar në departamentet rajonale të Ministrisë së Drejtësisë, Klinikat juridike të fakulteteve juridike në Shkup, Shtip dhe Tetovë.

Kjo mbështetje vjen si obligim ligjor në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian, dhe drejt qasjes në këtë të drejtë të qytetarëve, përkrahje të madhe ofron Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë. Aplikimi për ndihmë juridike falas bëhet pranë njësive rajonale të Ministrisë së Drejtësisë ose në zyrat e organizatave të licencuara që ofrojnë këtë shërbim. Formularët janë pa pagesë dhe procedura është e thjeshtuar, me qëllim që të sigurohet një qasje sa më e lehtë për qytetarët.

Fushata informuese për shërbime falas juridike

Nëpër të gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut deri tani ka pasur fushata informuese ku qytetarët kanë pasur mundësinë të informohen nga afër dhe të marrin përgjigje për mënyrën se si mund të parashtrohet kërkesa për ndihmë juridike falas dhe si të fitohet, duke përfshirë dhunën në familje, kujdestarinë, diskriminimin, kujdesin social dhe shëndetësor, kontestet e punës dhe procedurat trashëgimore.

Qasja në drejtësi është një nga kriteret për anëtarësimin në BE dhe qëllimi i këtij ligji është që të harmonizohen kornizat ligjore dhe politikat në lidhje me ndihmën juridike falas në pajtim me standardet e Këshillit të Evropës, si dhe të fuqizohen kapacitetet për dhënie të shërbimeve cilësore.

Ndihma juridike falas është primare dhe sekondare. Ajo primare është për te gjithë ndërsa sekondare për kategoritë e rrezikuara sociale të cilat kanë të drejtë për avokat falas në çfarë do lloj rasti. Në këto raste ndihma juridike falas ka dy kategori, ndihmë primare falas që është këshillë juridike, informacionet juridike, plotësimi i dokumenteve, mund të përfitojë çdo qytetar pa dallim nga gjendja financiare. Ndihmë sekondare falas dhe avokat ofrohet vetëm nëse ka nevojë për procedur gjyqësore për personat që kanë të ardhura minimale.

Në cilën procedurë mund të refuzohet kërkesa për ndihmë juridike dytësore?

Çështje doganore dhe tatimore – Nëse nuk e paguan tatimin mbi të ardhurat personale, Zyra e të Ardhurave Publike do të fillojë procedurë kundër teje për mbledhjen e detyrueshme të borxhit. Në këtë rast, nuk ke të drejtë të marrësh ndihmë juridike dytësore.

Sharje dhe fyerje – Nëse një njohës/e i/e juaj të shan në rrjetin social “Facebook”, ose deklaron informacion të pavërtetë për ty dhe kështu e dëmton nderin dhe reputacionin tënd, nuk ke të drejtë të ndihmës juridike falas për të ngritur padi kundër këtij personi.

Shërbime publike dhe komunale – Nëse përballesh me një problem në lidhje me sistemin e kanalizimit në oborr dhe do ta padisësh institucionin përgjegjës, nuk ke të drejtë të marrësh ndihmë juridike dytësore.

Çështje të pronësisë në procedurat administrative – Nëse ke nevojë të aplikosh për përcaktimin e statusit juridik të një objekti të paligjshëm, nuk ke të drejtë të marrësh ndihmë juridike dytësore.

Shkelje – Nëse kundër teje është ngritur një procedurë kundërvajtëse para një gjykate kompetente për shkelje në trafik, nuk ke të drejtë të marrësh ndihmë juridike dytësore.

Kompensim për dëmin jopasuror, përveç në rastet e viktimave të veprave penale, si dhe në rast të vdekjes ose shkaktimit të rëndë të aftësisë së kufizuar, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Detyrimet. Nëse një person në mënyrë të paautorizuar e merr fotografinë tënde dhe e poston atë në një portal në Internet, nuk ke të drejtë të marrësh ndihmë juridike dytësore falas për të ngritur padi kundër këtij personi për shpërblimin e dëmit jopasuror për shkeljen e të drejtës së autorit.

Shërbime publike dhe komunale – Nëse përballesh me një problem në lidhje me sistemin e kanalizimit në oborr dhe do ta padisësh institucionin përgjegjës, nuk ke të drejtë të marrësh ndihmë juridike dytësore.

Çështje të pronësisë në procedurat administrative – Nëse ke nevojë të aplikosh për përcaktimin e statusit juridik të një objekti të paligjshëm, nuk ke të drejtë të marrësh ndihmë juridike dytësore.

Shkelje – Nëse kundër teje është ngritur një procedurë kundërvajtëse para një gjykate kompetente për shkelje në trafik, nuk ke të drejtë të marrësh ndihmë juridike dytësore.

Është me rëndësi që qytetarët të dinë se ekziston kylloj ndihme, sepse shumë prej tyre duke mos pasur para të mjaftueshme, tërhiqen plotësisht dhe nuk i kërkojnë të drejtat e tyre. Labirinthet juridike shpeshherë i bëjnë qytetarët të ndjehen të lodhur dhe pikërisht për këtë arsye duhet të ketë ndihmë juridike që i thjeshtëson procedurat dhe i jep informacionet e duhura.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles