1.3 C
Munich

Një ‘karusel’ del nga kontrolli në një festival në Edinburg – fëmijët shpëtojnë për mrekulli, prindi rrëfen ngjarjen dhe publikon pamjet tronditëse

Must read

Një baba ka rrëfyer momentin tronditës kur një ‘karusel’ dështoi në funksionim gjatë një festivali në Wester Hailes, Edinburg të Skocisë.

Kevin McNulty, i cili ndodhej në ‘karusel’ me partneren dhe tre fëmijët e tij, tha se një nga makinat “doli plotësisht nga vendi” teksa ‘karuseli’ rrotullohej me shpejtësi të lartë, duke u përplasur në një tjetër makinë dhe më pas në skajin e platformës, përcjell Telegrafi.

Pamjet e regjistruara nga McNulty tregojnë se gëzimi dhe të qeshurat e vizitorëve shndërrohen në britma paniku ndërsa ‘karuseli’ del jashtë kontrollit.

Ai tha se një altoparlant i madh fatmirësisht ndaloi makinën nga përplasja më e rëndë.

Fotografi nga vendngjarja tregojnë pjesë të shpërndara në tokë.

Ndërsa karuseli u mbyll menjëherë pas incidentit, pjesa tjetër e panairit vazhdoi punën.

McNulty thotë se i gjithë panairi duhej mbyllur për një inspektim të plotë.

“Të vetmet mendime që më kalojnë në kokë janë ato se çfarë mund të kishte ndodhur”, tha ai. “Fëmijët e mi janë me të vërtetë me fat që dolën prej aty në këmbë”.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article