ZZHTI: Kompania turke Xhagataj Kablo do të investojë 6 milionë euro në zgjerimin e prodhimit me ndërtimin e një objekt të ri

Shkup, 8 maj – Kompania turke Xhağataj Kablo, e cila  tashmë një kohë të gjatë punon në kuadër të ZZHTI Shkup 1, do të investojë 6 milionë euro në zgjerimin e prodhimit të saj duke ndërtuar një objekt të ri prej rreth 10.000 metra katrorë, i cili do të sjellë 200 vende të reja pune, bënë të ditur sot nga Drejtoria e ZZHTI-së.

Kjo fabrikë e re, e cila do të jetë dyfish më e madhe e asaj ekzistuese, jo vetëm që do të krijojë vende të reja pune, shtohet në kumtesë, e njëjta do të sjellë edhe teknologji të reja, gjë që në fakt është për shkak të qasjes së përmirësuar të qeverisë së re.

 

Drejtori i Drejtorisë për ZZHTI, Goce Dimovski, sot  në Stamboll vizitoi kompaninë dhe realizoi takim me Ahmet Shemshetin Koroglu, kryetar i Këshillit. Ai theksoi se ky investim, i cili u paralajmërua në korrik të vitit të kaluar, është provë e besimit të investitorëve të huaj në klimën e qëndrueshme ekonomike dhe mbështetjen e ofruar nga shteti. Dimovski theksoi se si institucion në bashkëpunim me Qeverinë, Drejtoria për ZZHTI do të vazhdojë edhe më tej me mbështetje aktive dhe transparente për të gjithë investitorët e huaj.

Nga na e menaxhmenti është shprehur mirënjohje për mbështetjen nga Drejtoria, si një nga faktorët kryesorë për zgjerimin e këtij investimi, i cili do të sjellë vlerë të shtuar në ekonominë kombëtare.

“Pas zgjerimit të paralajmëruar në korrik të vitit të kaluar, kjo fazë e dytë e investimit nga ana e Xhagataj Kablo do të thotë besim shumë më i madh në qeveri dhe në sistem, i cili sipas tyre po funksionon shumë mirë”, nënvizohet në kumtesën e Drejtorisë për ZZHTI.

Përndryshe, Xhagataj Kablo prodhon tela dhe kabllo për industrinë e automobilave. Ata furnizojnë prodhuesit kryesorë të autobusëve, traktorëve, makinerive të ndërtimit, kamionëve, automjeteve komerciale, kondicionerëve, makinave të pastrimit dhe automjeteve speciale të aeroportit.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles