Urim nga kryeministri Mickoski për zgjedhjen e papës së ri Leoni XIV

Shkup, 8 maj – Kryeministri Hristian Mickoski në emrin e tij dhe të Qeverisë e uroi zgjedhjen e kreut të ri të Kishës Katolike Romake papës Leoni XIV.

“Zgjedhja e Shenjtërisë së Tij Papa Leoni XIV, papa i parë me origjinë amerikane, është një ngjarje historike për Kishën Katolike Romake dhe për të gjithë besimtarët në mbarë botën. Kjo zgjedhje është simbol i një epoke të re të hapjes, guximit shpirtëror dhe përkatësisë universale, por edhe vazhdim i traditës së paqes, solidaritetit dhe kujdesit për çdo person”, thekson Mickoski në e urimin e postuar në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai në emër të Qeverisë dhe në emrin e tij, u dërgoi urime të gjithë katolikëve, ndërsa veçanërisht pjesëtarëve të bashkësisë katolike në Maqedoni, të cilët, siç theksoi, me besimin, kulturën dhe përkushtimin e tyre qytetar kontribuojnë për diversitetin shpirtëror dhe pasurinë shoqërore të atdheut tonë.

“Mandati i Papës Leoni XIV le të udhëhiqet nga mençuria e paraardhësve të tij, nga zëri i të pafavorizuarve dhe nga shpresa e gjeneratave të reja. Në kohë sfidash globale, mesazhi i tij për paqe, dialog dhe dinjitet njerëzor merr një rëndësi edhe më të madhe”, shkruan kryeministri Mickoski.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles