Tetovë, 8 maj – Një shtëpi banimi është përfshirë nga flakët në fshatin Reçicë të Vogël të Tetovës.
Për momentin zjarrfikësit bashkë me banorët e lagjes janë duke u munduar të shuajnë zjarrin dhe të mbrojnë shtëpitë përreth.
Deri më tani nuk dihet cilat janë shkaqet e zjarrit.
SPB Tetovë ka bllokuar një pjesë të rrugës Tetovë-Pirok për të mundësuar kalimin e zjarrfikësve.