Një grua ka gjetur vdekjen në një sulm me sëpatë në Universitetin e Varshavës në Poloni.
Universiteti tha se ajo ishte një anëtare e stafit dhe ishte sulmuar në ndërtesën kryesore të kampusit të mërkurën në mbrëmje.
Një roje universiteti që i erdhi në ndihmë u plagos rëndë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë raportohet se një 22-vjeçar polak është arrestuar.
Motivet e tij mbeten të paqarta, megjithëse një prokuror vendas tha se ai ishte një student i vitit të tretë të drejtësisë, i cili ishte polak, por jo nga Varshava.
Universiteti e përshkroi sulmin si një “tragjedi të madhe” dhe të enjten shpalli një ditë zie pa mësime.
Siç bëhet e ditur më tej, sulmuesi hyri në kampusin e kolegjit pak pas orës 18:40 sipas orës lokale.
Prej andej ai u zhvendos në sallën më të madhe të leksioneve të universitetit, ndërtesën Auditorium Maximum.
Raportet polake thanë se gruaja e vrarë në sulm ishte një punëtore 53-vjeçar që vdiq në vendngjarje ndërsa roja e sigurisë që i erdhi në ndihmë është 39 vjeç.