Kur partneri harron ditëlindjen: Gabim njerëzor apo alarm për marrëdhënien?

Ai e harroi ditëlindjen tënde… Po dashurinë, a e harroi?

Mund t’ju ketë ndodhur ose do t’ju ndodhë ndonjëherë që partneri të harrojë ditëlindjen tuaj. E tmerrshme për disa, situatë që ndodh për disa të tjera.

Disa vajza mund ta marrin me sportivitet, ndërsa ka edhe nga ato që mund të bëjnë një sherr të madh me të dashurin për këtë detaj kaq të rëndësishëm për to.

Gjithsesi, nuk ka rëndësi se në cilin grup vajzash bëni pjesë, ne do t’ju japim disa këshilla se çfarë duhet të bëni nëse partneri jua harron ditëlindjen:

Merr frymë thellë – mos reagoni menjëherë

Është normale të ndiheni e lënduar apo e zhgënjyer, por mos lejoni që emocionet t’ju udhëheqin menjëherë. Një reagim i nxituar mund të përkeqësojë situatën.

Jepni pak kohë

Ndonjëherë, harresa është thjesht një gabim njerëzor, sidomos nëse partneri ka pasur shumë stres, punë apo probleme personale. Shihni nëse e kujtohet vetë brenda ditës apo në ditët në vijim.

Festoni ditëlindjen pa të

Fakti që i dashuri juaj e ka harruar ditëlindjen nuk do të thotë se ju do të uleni në divan në shtëpi dhe të qani. Dilni, argëtohuni dhe mos e mbani mendjen tek ai.

Tregojini se jeni lënduar

Kur të ndiheni gati, flisni me të. Shprehni qartë dhe me qetësi si ju ka bërë të ndiheni harresa e tij. Për shembull:

“Më dhembi që e harrove ditëlindjen time — për mua është një ditë e rëndësishme dhe prisja ta ndanim bashkë.”

Vlerësoni përgjigjen e tij

Nëse ndjehet keq dhe përpiqet të rregullojë gabimin, kjo tregon se i intereson lidhja. Por nëse e minimizon apo fajëson ju, është shenjë për të reflektuar më thellë mbi dinamikën mes jush.

Vendosni kufij për të ardhmen

Ndonjëherë nga veprime të vogla, arrijmë të njohim njerëzit që kemi në krah. Prandaj nëse ai harron ditëlindjen, por edhe detaje të tjera të rëndësishme për marrëdhënien tuaj, atëherë ju duhet ta rivlerësoni lidhjen me të, sepse dikush që ju do kujdeset edhe për detajet me të vogla.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles