Gjykata Supreme shpall pjesërisht të paligjshme Rregulloren për Parkingjet në Prishtinë

Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështje administrative, në seancën e shqyrtimit gjyqësor publik, në praninë e përfaqësuesit të paditëses, përfaqësuesit të paditurës dhe përfaqësuesve të palës së tretë, më datë 16.04.2025, ka aprovuar pjesërisht si të themeltë kërkesëpadinë e paditëses, Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike -l platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, paraqitur kundër të paditurës Komuna e Prishtinës dhe palës e tretë N.P.L., “Prishtina Parking” SH.A., me seli në Prishtinë.

Kolegji i Gjykatës Supreme ka shpallur pjesërisht të paligjshëm dhe ka shfuqizuar pjesërisht nenin 1 të Rregullores për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve të Komunës së Prishtinës, vetëm në pjesën që ka të bëjë më mënyrën e pagesës.

Si dhe nenin 14 dhe 15 të kësaj rregullore; ka shpallur pjesërisht të paligjshëm dhe ka shfuqizuar pjesërisht nenin 8 të kësaj Rregulloreje, vetëm në pjesën që ka të bëjë me parking të vizitorëve, në hapësirat rezidenciale, i cili parkim nga vizitorët nuk mund të jetë më herët se ora 16:00 dhe më vonë se ora 18:00.

Ka shpallur pjesërisht të paligjshëm dhe ka shfuqizuar nenin 12 paragrafët 1 dhe 9 të kësaj Rregulloreje; ka shpallur pjesërisht të paligjshëm dhe ka shfuqizuar nenin 22 paragrafët 1, 8 dhe 9 të kësaj Rregulloreje; ka refuzuar si të pabazuar pjesën tjetër të kërkesëpadisë së paditëses Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike – platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, për tej asaj që është gjykuara në pikat -I-, -II-, III-, -IV- dhe -V-, të dispozitivit të këtij aktgjykimi, më të cilën ka kërkuar që të shfuqizohet në tërësi, Rregullorja për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve të Komunës së Prishtinës.

Rregulloren e Prishtina Parking mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles